Vetëvendosja ka vjedhë vota
Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Komunë së Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet e fundit politike që lidhen me formimin e koalicionit LDK-AAK. Ai ka thënë se Kosova ka pasur nevojë që Vetëvendosja të qeverisë edhe tre muaj në mënyrë që “qytetarët ta shohin sa gabim ka qeverisur”.
“Unë mendoj se nuk ka masë të mjaftueshme të njerëzve që e kanë kuptuar se sa gabime ka bërë kjo qeveri. Ne jemi duke parë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Na kanë lodhur prej 20 vjetësh me këta tenderë. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani. Kemi parë edhe bordet. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani me bordet”, ka komentuar dhe shprehur mendimin rreth tyre, Gjini.
Ai e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se në zgjedhjet e kaluara ka vjedhur vota.
“Diskursi i Kurtit, se unë jam vullneti i popullit, është rrenë. Mos harroni se Vetëvendosja ka vjedhë vota. Është dokumentu me film në zgjedhjet e kalume”, është shprehur ai.



