Vetëvendosja: Premtimet e Haradinajt janë të vërteta vetëm më 1 prill

01 prill 2018 | 13:21

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitet simbolik me rastin e 1 prillit, “Ditës së gënjeshtrave”, si ditë përkujtuese për “rrenat e qeveritarëve të Kosovës”.

Aktivistja e Vetëvendosjes, Arta Berisha, ka thënë se premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj janë të vërteta vetëm sot, në ditën e rrenave.

Sipas saj, Haradinaj është zotuar se brenda tre muajsh qytetarët do të lëvizin pa viza. “Kjo nuk ka ndodhur Kosova humbi edhe 8200 hektarë tokë përmes demarkacionit duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash”, është shprehur Berisha.

Ajo ka përmendur edhe premtimet e kryeministrit për formimin e ushtrisë dhe ato për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sipas Berishës, në këtë drejtim nuk u ndërmor asnjë iniciativë në këtë drejtim.

“Po ashtu, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar formimin e ushtrisë së Kosovës. Për shkak të shumë gënjeshtrave kësaj çështje nuk i erdhi koha për diskutim. Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë iniciativë në këtë drejtim. Sigurisht se edhe rritja e rrogave për 30 për qind dhe pensionet për 25 për qind dhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simboliken e 1 prillit. Urime dita e juaj kryeministër!”, ka thënë aktivistja e LV-së, Arta Berisha. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomatët rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…