Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinajt
22 gusht 2018
| 15:05
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca përmes një konferencë për medie kanë bërë me dije se kjo parti është në përkrahje të protestës së paralajmëruar për sot në orën 18:00 për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Haxhiu e Konjufca kanë kërkuar zgjerimin e kërkesave të kësaj proteste, duke përmendur si kërkesë edhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të kryeprokurorit Lumezi.
Gjithashtu ata kanë theksuar se dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi tashmë është kërkuar nga ta.