Vetëvendosje kritikon Ramën: Që dy muaj e ka lënë kryeqytetin pa udhëheqës

14 janar 15:37

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka hedhur kritika mbi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se tash e dy muaj e ka lënë kryeqytetin pa drejtorë përkundër problemeve me Covid, grip dhe mot.

“Kishin mjaftuar dy orë nga mbyllja e votimeve për pranimin e rezultatit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryetar, z. Arben Vitia, por nuk mjaftuan as dy muaj të plotë që kryetari i zgjedhur ta zgjedhë ekipin e tij, konkretisht t’i emërojë drejtorët dhe ta kompletojë ekzekutivin e kryeqytetit”.

“Sot, kur po bëhen dy muaj nga dita e zgjedhjeve, jemi dëshmitarë të një fillimi dëshpërues dhe aspak shpresëdhënës nga z. Përparim Rama, i cili gjatë gjithë fushatës me pompozitet deklaronte se ‘e ka ekipin e gatshme’ dhe ‘do të fillojë punën menjëherë’. Siç po shihet z. Rama nuk paska qenë fare i sinqertë në deklaratat e tij.  Përkundër faktit se kanë arritur koalicion me një pjesë të partive me të cilat ishin bashkë edhe me 14 nëntor, LDK-ja dhe kryetari Rama, e kane lënë qytetin dhe qytetaret tash e dy muaj në mëshirën e fatit, pa udhëheqës e pa adresë të saktë për adresimin e problemeve dhe kërkesave”, është thënë në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë

Grupi i këshilltarëve komunalë i kësaj partie ka kërkuar që sa më shpejtë të kompletohet ekipi ekzekutiv i komunës, dhe të emërohen drejtorët përkatës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Jusuf Thaçi, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të…