Vetëvendosje në Pejë me kryetar të ri

25 shtator 2022 | 23:45

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor në Pejë.

Kryetar i LV-së në Pejë është zgjedhur Taulant Kelmendi.

Njoftimi i plotë:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Pejë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetar i qendrës është zgjedhur, TAULANT KELMENDI.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, VALBONA GJAKOVA TARAKU.
Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, BLEONA KELMENDI”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Hyseni, kryetar aktual i Komunës së Gjilanit është zgjedhur…