Vetëvendosje përkujton viktimat e masakrës së Studimes

02 maj 2019 | 16:18

Në 20- vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) i prirë nga nënkryetari Besnik Bislimi, deputetja Drita Millaku, veprimtari Ali Januzi, kryetari i qendrës dhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi kanë bënë homazhe tek varret e viktimave të kësaj masakre.

Me këtë rast është thënë se për këtë masakër askush nuk është gjykuar e as dënuar.

“Kriminelët e luftës vazhdojnë të bredhin të lirë, e të shpërblehen nga shteti serb me pozita udhëheqëse, ndërkohë që as edhe një pendesë ose kërkim falje nuk e ka bërë pushteti në Beograd. Kjo tregon më së miri se si e sheh Serbia të ardhmen me fqinjët e saj, si dhe na bënë me dije sesa shumë gabime kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë delegacione nga Kosova dhe Shqipëria që vazhdojnë të mos ia përmendin këto krime Serbisë në sferën ndërkombëtare. Drejtësia mund të vonojë dhe vonesa mund të lërë pasoja por në kërkim të saj do të jemi përherë, derisa ajo të vendoset. Bashkë dhe pranë familjarëve që kanë humbur më të dashurit”, është thënë në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në masakrën e Studimes së Vushtrrisë janë ekzekutuar nga forcat serbe 116 shqiptarë civilë të paarmatosur refugjatë që ishin nisur drejt Shqipërisë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i…