Vetoja e Presidentit Duda

18 gusht 2018 | 14:16

Konflikti mes Presidentit dhe partisë në pushtet në Poloni vazhdon. Rregullorja e zgjedhjeve, me të cilën partia në pushtet në Poloni do të hyjë mot në zgjedhjet evropiane, pritet të mënjanojë partitë e vogla.
Rregullorja e zgjedhjeve, me të cilën partia në pushtet në Poloni do të hyjë mot në zgjedhjet evropiane, pritet të mënjanojë partitë e vogla.

Vetëm dy nga gjashtë partitë të përfaqësuara në parlamentin e Polonisë do të kishin një shans për të marrë ndonjë mandat, me këtë bazë juridike për zgjedhjet. Me veton e Presidentit Duda ky plan për zgjedhjet e ardhshme evropiane me sa duket nuk është më në tryezë.

Por në Poloni do të zgjidhet në vjeshtë 2019 edhe Parlamenti i ri i vendit – dhe me sa duket PiS do që ta përshtatë bazën juridike edhe për to sipas shijes së saj. Mbetet të shpresohet që Duda do të pozicionohet edhe atëherë kundër partisë, prej së cilës vjen.

Megjithatë sjellja e deritashme e tij të jep pak shpresa. Vërtet që ai e ngadalësoi me veton e tij reformën e drejtësisë, por në thelbin e saj ai nuk ndryshoi asgjë, por e miratoi ndërhyrjen politike të qeverisë te drejtësia. Vendimtare për mënyrën si do të veprojë ai nuk mendohet se do të jenë parimet, por rrethana që si i vlerëson Duda shanset e tij për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës: pa PiS ai nuk ka asnjë shans – por vetëm mbështetësit e kësaj partie nuk do të ishin të mjaftueshëm për të që t’i fitonte zgjedhjet./DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha,…