“Veton Surroi e sheh ëndërr Titon”, thoshte Albin Kurti në protestat e 10 shkurtit (Video)

26 maj 2021 | 23:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në protestat e përgjakshme të 10 shkurtit më 2007, kishte thënë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, famëkeqin Josip Broz Titon.

Në fjalimin e tij gjatë protestës, Kurti tregonte se kë e shohin ëndërr, sipas tij, politikanët e asaj kohe, shkruan Express.

Kurti thotë për Veton Surroin se ky i fundit e sheh ëndërr liderin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

“…Ramush Haradinaj e sheh ëndërr Hagën, Agim Çeku e sheh ëndërr Ramush Haradinajn, Veton Surroi e sheh ëndërr Titon, e Fatmir Sejdiu e sheh andërr stafetën e Titos…”, deklaronte Kurti me 2007.

Protestat e 10 shkurtit u organizuan nga Lëvizja Vetëvendosje me qëllim kundërshtimi ndaj Pakos së Ahtisarit. Në ato protesta u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini. Ndërsa Pakoja e Ahtisarit, saktësisht 12 muaj më vonë solli pavarësinë e Kosovës.

E 14 vjet më vonë, tash kur Kurti është kryeminitër, ftoi para pak dite Veton Surroin të bëhet pjesë e delegacionit Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Surroi i cili ka thënë se “Do të jem këshilltar i ekipit negociator në dialogun me Serbinë”./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me…