Vetteli në Francë kërkon hakmarrje

19 qershor 2019 | 12:57

Pas polemikave në garën e fundit të zhvilluar në Kanada, ku Sebastian Vettel u penalizua me 5 sekonda dhe humbi vendin e parë, te Ferrari dëshira për hakmarrje është e madhe.

“Dëshira për të fituar është jashtëzakonisht e madhe. Garojmë në Francë, në një pistë që në përshtatet, por duhet të punojmë shumë gjatë fundjavës për të qenë gati në garë. Ka disa pjesë të gjata dhe kthesa të shpejta, që mund të na ndihmojnë”, ka thënë Vettel.

Piloti gjerman e kërkon me ngulm fitoren e parë sezonale. “Në fakt, një fitore e arrita në Kanada, por ma hoqën padrejtësisht. Gjithsesi, jam gati të rikonfirmohem në pistën franceze. Do të jetë një garë ku gomat sërish do të ndikojnë dhe besoj se do të ketë vetëm një ndalesë. Problem mund të jenë kushtet klimaterike dhe të evitoj ndonjë aksident. Vjet gara ime u ndal në xhiron e parë pas një aksidenti, këtë vit shpresoj të jetë ndryshe”, ka deklaruar Vettel.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova do të bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë…