Vetteli: Nuk garoj në Rusi edhe nëse nuk ka vendim zyrtar
24 shkurt 2022
| 14:00
Sebastian Vettel ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Piloti i skuadrës së Aston Martin në Formula 1 ka dhënë komentet e tij për situatën aktuale në Ukrainë.
Vetteli gjithashtu ka njoftuar se ka hequr dorë nga gara e Rusisë. Piloti gjerman ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës së Rusisë, edhe nëse F1 nuk e suspendon zyrtarisht garën. Rusia po penalizohet edhe nga UEFA, të cilët pritet t’i heqin të drejtën për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve.
Rusia ka nisur agresionin ndaj Ukrainës, duke sulmuar ushtarakisht sot në orët e hershme të mëngjesit. Sulmet e Rusisë në Ukrainë kanë lënë deri më tani qindra viktima.



