Vetteli pret shumë nga Mick Schumacheri

22 janar 2019 | 17:28

Sebastian Vetteli beson se Mick Schumacher, i biri i legjendës së Formulës 1, Michael, mund të bëhet ngasës i madh i Formulës 1.

I biri i legjendës së Formulës 1, Michael, do të kalojë në Formula 2 këtë sezon pasi ka nënshkruar kontratë me ekipin Prema. Ai është tashmë në radar të Formulës 1 me Ferrarin që synon ta angazhojë atë në akademinë e ngasësve. Vetteli ndërkohë e pati mundësinë ta shihte Schumacherin në aksion nga afër gjatë fundjavës që shkoi kur të dy garuan për ekipin e Gjermanisë në “Race of Champions”.

I pyetur nëse Schumacheri mund të bëhet yll në të ardhmen, Vetteli u përgjigj: “Mendoj se duhet t’i japim kohë. Ai është në presion të madh, por ne duhet t’i japim kohë që t’i bëjë gjërat dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e mbajtur…