Vetteli synon ta thyejë mallkimin në pistën e Hockenheimit

26 korrik 2019 | 10:47

Një vit më parë në pistën e Hockenheimit piloti gjerman Sebastian Vettel bënte gabimin më të madh të karrierës, duke dalë jashtë pistës teksa kryesonte garën, duke “dorëzuar” edhe titullin kampion.

Ndaj piloti i Ferrarit shpreson që këtë herë të bëjë autokritikë në garën e shtëpisë së tij, për ta korrur suksesin e parë sezonal. “Jemi të detyruar të bëjmë një garë më të mirë krahasuar me vitin e kaluar. Të paktën kjo gjë vlen për mua. Ndaj, mezi pres të zbres sërish në pistën e Hockenheimit”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Pista e Hockenheimit është vetëm pak kilometra larg shtëpisë së Vettel, por ai nuk ka triumfuar kurrë, ndaj katër herë kampioni i botës në Formula 1 shpreson ta thyejë tabunë.

“Këtu gjithnjë atmosfera është e jashtëzakonshme dhe shpresoj që këtë herë të mos i zhgënjej fansat e mi. Dua patjetër një tore këtu”, ka thënë Vetteli. “Kjo është një pistë që kërkon shumë kujdes, ka disa kthesa delikate, sidomos e para, që të krijon vështirësi në manovrim. Shpresoj që të ndihem mirë me Ferrarin që në provat e lira, në mënyrë që të jemi të shpejtë dhe fitojmë”, ka deklaruar Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te…