Haradinaj bën homazhe te varri i Adem Demaçit

26 korrik 2019 | 10:42

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij.

Haradinaj ka thënë se popullit të Kosovës sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi.

“Në njëvjetorin e kalimit në përjetësi, me nderim dhe përkulje kujtojmë kolosin shqiptar, që guxoi të krijojë, Heroin Adem Demaçi. Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional. Prehu i qetë, Baca i Kombit, Adem Demaçi, Heroi ynë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i njohur në Kosovë, Liridon Kukaj, përfundimisht është larguar…