Vetteli: Vendi i dytë, si një fitore

29 maj 2018 | 11:52

Sebastian Vetteli duhet të kënaqet me vendin e dytë në pistën e Montekarlos, duke u renditur pas fituesit Daniel Ricciardo dhe, mbi të gjitha, duke rikuperuar disa pikë të rëndësishme në renditje karshi Lewis Hamiltonit që u klasifikua i treti.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” nuk pati asnjë shans që ta parakalojë australianin e Red Bullit, ndaj ai e konsideron këtë vend të dytë si një fitore, një rezultat të mirë. “Ishim të shpejtë, por kjo ishte një garë e komplikuar për të gjithë ne që ishim pas Ricciardo”, ka thënë Vetteli.

“Para se t’i ndërroja gomat isha në gjendje të dueloja me Ricciardon, më pas gomat nisën të konsumoheshin shpejt. Edhe pse ai pati një problem me motorin, rikuperoi shpejt. Në fund doja të provoja diçka ndryshe, por edhe vendi i dytë është një rezultat i mirë”, ka deklaruar Vetteli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulmues me armë zjarri ka vrarë dy zyrtarë policorë…