Vetura e dëmtuar e Policisë, pamje nga skena e krimit te ‘HIB Petrol’ në Ferizaj

03 nëntor 2023 | 11:18

Pika e derivateve “HIB Petrol” në Ferizaj ishte cak i një grabitje të armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pati edhe shkëmbim zjarri nga ana e hajnave dhe policëve që intervenuan në vendin e ngjarjes. Si në filma, hajdutët gjuajtën në drejtim të Policisë dhe arritën të largoheshin, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë.

Po ashtu janë siguruar pamje edhe nga vendi i ngjarjes disa orë pas shkëmbimit me armë zjarri, ku shihet se një veturë e Policisë ka pësuar dëme materiale nga të shtënat.

Sipas informacioneve të para, posa patrulla e policisë ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë të gjata në drejtim të veturës së policisë, duke e dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin brenda nuk kanë pësuar lëndime.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin dhe kanë bërë të ditur se ka pasur shkëmbim zjarri, teksa katër të dyshuarit kanë ikur.

“Ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget,  në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.

Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë.

Rasti është cilësuar “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur” – thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…