Vetura e televizionit të Gjakovës goditet me plumba

29 maj 2023 | 21:03

Disa sulme ndaj gazetarëve dhe disa vetura të kompanive mediatike janë vandalizuar sot nga protestuesit serbë në veri.

Vetura e mediumit Syri Vizion nga Gjakova është goditur nga një plumb.

Express ka siguruar pamjet e veturës, e cila është goditur nga plumbi në pjesën e prapme të saj.

Nga sulmi me armë ndaj këtij mediumi, nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Përndryshe, gazetarë të shumtë kanë mbetur sot të ngujuar në objektin e Komunës së Zveçanit. Ata kanë arritur të largohen nga Zveçani vetëm pas tre orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet se pas adresimit që…