Vetura godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes

18 dhjetor 2022 | 01:33

Sipas burimeve të televizionit Klan Kosova, një veturë e KFOR-it është goditur mbrëmë nga një automjet tjetër në Leposaviq.

Ngjarja ka ndodhur derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti i cilësuar si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë” është lajmëruar në Polici, e me të po merret stacioni policor në Mitrovicën veriore.

Klankosova.tv ka provuar gjatë ditës së sotme të marrë konfirmimin zyrtar nga KFOR-i, e edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj më parë, oficerët e policisë britanike kanë qëlluar…