Vetura me targa të Serbisë endet pa ‘stikera’ rrugëve të Prishtinës (video)

07 gusht 2022 | 11:37

Një veturë me targa serbe është parë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke qarkulluar pa ngjitës në targa.

Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet vetura pa ‘stikersa’ në simbolet shtetërore në targa, duke lëvizur kah komuna e vjetër në Prishtinë.

Kujtojmë se më 4 tetor të vitit të kaluar ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e letrave ngjitëse në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Kjo marrëveshje parasheh që të mbulohen simbolet shtetërore të Serbisë në targa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai ka lindur në Belgjikë dhe ka hedhur hapat e…