Vetura Tesla digjet tërësisht, vdes shoferi në Gjermani

26 maj 2024 | 12:15

Të shtunën, një person në Gjermani ka ndërruar jetë pasi vetura Tesla e tij është djegur tërësisht.

Siç shkruan Bild, personi që u aksidentua po udhëtonte në rrugën e qarkut 22 në distriktin Harburg rreth orës 21:45 kur papritmas kaloi në korsinë tjetër.

Nga shpejtësia e madhe ai u përplas me urën e betonit, duke bërë që makina e tij të shpërthejë në flakë, transmeton Klankosova.tv

Policia bën të ditur se është ende e paqartë pse shoferi humbi kontrollin e makinës së tij.

Policia, shërbimet e zjarrfikëses dhe të shpëtimit në vendin e aksidentit. Çdo ndihmë erdhi shumë vonë për shoferin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbappe është përshëndetur me PSG në ndeshjen e fundit të…