Rukiqi për Qeverinë Kurti: Edhe kur e shpenzon paranë publike, e shpenzon keq

30 gusht 2023 | 20:24

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurtia ”edhe kur e shpenzon parane publike, e shpenzon keq”.

Këtë pretendim ai e ka arsyetuar, pasi Qeveria ndau mjetet për librat shkollorë të cilat do të iu transferohen prindërve të nxënësve.

”Mbi 4 milionë ka qene oferta per librat shkollore, ne tenderin e anuluar nga Qeveria. Sot i kane ndare mbi 6 milionë euro, për librat e njëjtë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Ai ka thënë se efekti në këtë rast është dëmtim i buxhetit.

”Demtim i buxhetit, se paku per 2 milionë euro me shume. Kjo i bjen si me i vjedh, 2 milione nga taksat tona; Komplikim i gjerave, për secilën familje qe ka fëmije ne shkolla; Një arsye me shume, për te demonizuar ndonjë biznes qe paguan taksa. Te dëmshëm, amatera, keqpërdorues te parasë publike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antidroga në Prizren ka arrestuar dy persona për posedim të…