Victoria Beckham “çmend” fansat me foton e të pasmeve

08 tetor 2021 | 13:38

Victoria Beckham duket se ka zemëruar paksa fansat e saj, teksa ka publikuar një fotografi të papërshtatshme për të reklamuar produktin e saj më të ri të “Victoria Beckham Beauty”.

47-vjeçarja e famshme postoi në “Instagram” një imazh ku tregonte të pasmet e nxira dhe të tonifikuara, e veshur mbante një palë pantallona shumë të shkurtra ngjyrë të bardhë.

Bashkëshortja e futbollistit të famshëm, David Beckham, shkroi bashkëngjitur me këtë pozë që nuk u prit mirë nga ndjekësit e saj: “A mund ta merrni me mend se çfarë do të nisë nesër”, duke etiketuar edhe faqen e “Instagram”-it të produkteve të saj të bukurisë.

Gjithashtu ish-këngëtarja e grupit “Spice Girl” pyeti miliona ndjekësit e saj, nëse ishin të pasmet e saj apo jo.

“A janë të miat?”/ Victoria Beckham“A janë të miat?”/ Victoria Beckham“A janë të miat?”/ Victoria Beckham“A janë të miat?”/ Victoria Beckham

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ishte një nga…