Ronaldo shpallet lojtari i muajit shtator në Premier Ligë

08 tetor 2021 | 13:36

Kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme të merkatos së verës.

Numrat e portugezit dëshmojnë se sa i rëndësishëm mund të jetë edhe pse është 36-vjeçar. Kampioni portugez, autor i tre golave deri më tani në katër ndeshje në Premier Ligë, u zgjodh lojtari më i mirë në muajin shtator.

Ronaldo shënoi dy gola kundër Newcastle United dhe më pas edhe një kundër West Ham United. Ronaldo nuk mundi të gjente golin ndaj Aston Villës, që e nisi nga stoli dhe ndaj Evertonit, ndërkohë që United nuk mundi që të fitonte asnjë prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bëri të…