Victoria Beckham thyen heshtjen lidhur me dyshimet për një tradhti të David Beckham

04 tetor 2023 | 12:53

Victoria Beckham ka folur për herë të parë lidhur me dhimbjen që ka përjetuar në kohën kur nisën të qarkullonin thashethemet për një tradhti të mundshme të David me Rebecca Loos.

Rreth 20 vite më parë, në media qarkulloi lajmi se David dhe asistentja e tij personale ishin tepër të afërt me njëri-tjetrin gjatë kohës që ai ishte duke luajtur në Spanjë për Real Madrid. Victoria tregoi se ajo përiudhe ishte më e vështira në jetën e saj dhe arriti deri aty sa të mendonte se ata të dy e humbën njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër David është shprehur se akoma nuk e di se si mundën t’ja dilnin nga ajo krizë martesore në vitin 2003 por ai dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” e dinin shumë mirë se duhet të luftonin për familjen e tyre. Ata janë shprehur se arritën fundin kur martesa e tyre e shumëpërfolur pushtoi kryeartikujt e mediave rozë për muaj me radhë.

Ish-kapiteni i Anglisë ka treguar gjithashtu se ndihej fizikisht i sëmurë çdo ditë në kohën që ai dhe zonja Beckham po luftonin për të shpëtuar martesën e tyre.

Mbrëmjen e kaluar, çifti ka qënë i pranishëm në Londër, në premierën e dokumentarit të “Netflix”, të titulluar “Beckham”, i cili zbulon jetën e tyre që nga fëmijëria deri tek roli i tij më i fundit si bashkëpronar i “Inter Miami”.

Në intervistën e saj të sinqertë për dokumentarin, zonja Beckham e ka patur tepër të vështirë të mbante lotët kur është pyetur nëse ajo përiudhë ka qënë më e vështira në jetën e saj.

“100%”, ka thënë ajo. “Ishte periudha më e keqe për ne sepse dukej sikur bota ishte kundra nesh“.

“Problemi ishte që ne ishim kundra njëri-tjetrit, të jem totalisht e sinqertë. Deri në ato momente kishim qënë ne kundër të gjithëve pasi kishim patur njëri-tjetrin, ishim të lidhur fort. Por kur ishte në Spanjë, dukej sikur nuk e kishim më njëri-tjetrin dhe kjo ishte tepër shqetësuese. Madje nuk di si ta filloj për të treguar se sa e vështirë ishte dhe si e gjitha kjo ndikoi tek mua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.46€…