VIDEO | Aksident i frikshëm, shoferja e dehur përfundon brenda festës, vdesin dy fëmijë dhe plagosen 13 të tjerë

21 prill 2024 | 16:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Michigan, SHBA, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të miturit dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 ditën e djeshme, ku një 66-vjeçare humbui kontrollin e mjetit të saj dhe përfundoi në një ambient ku fëmijët dhe prinderit  tyre po festonin një ditëlindje.

Si pasojë humbën jetën dy fëmijë të moshës 8 dhe 5 vjeç, ndërsa tre fëmijët të tjerë dhe gjashtë të rritur u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosurve të tjerë iu dha ndihma e nevojshme mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e gruas, por tha se ajo u arrestua me dyshimin se kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur duke shkaktuar vdekjen e dy të miturve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TikTok sfidon Instagramin! Aplikacioni i njohur dhe me miliarda përdorues…