VIDEO | Hamasi nis dy raketa drejt avionit të Olaf Scholz në Tel Aviv, evakuohet kancelari gjerman

17 tetor 2023 | 22:41

Një alarm për raketa të nisura nga Hamasi, por fatmirësisht të shkatërruara nga “Iron Dome”, ka rënë në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes prej andej të avionit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në bord.

Shefi i Bundestagut u detyrua të braktiste avionin dhe të evakuohej me shpejtësi nga autoritetet izraelite pas alarmit, ndërsa në fotot e postuara në platformën X, shihen të shtrirë në pistë anëtarët e stafit të tij.

Siç raporton Welt, pjesë e delegacionit që shoqëronte Scholz kanë qenë edhe gazetarë, të cilët janë detyruar të shtrihen po ashtu në pistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi…