VIDEO | Kryebashkiaku në Francë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës
28 qershor 2026
| 18:34
Një protestë në Carcassonne të Francës mori një kthesë të papritur kur kryetari i bashkisë Christophe Barthès spërkati me ujë nga ballkoni i bashkisë mbi demonstruesit e mbledhur poshtë.
Incidenti që ndodhi gjatë një mosmarrëveshjeje mbi dëbimin e sindikatave lokale nga ambientet e bashkisë është bërë shpejt viral dhe ka shkaktuar debat në internet.



