VIDEO | Momenti i frikshëm kur aeroplani “rrëshqiti në pistë” gjatë stuhisë së fuqishme që përfshiu Britaninë e Madhe

07 prill 2024 | 21:13

Ky është momenti kur një aeroplan “rrëshqiti në pistë” – pasi Stuhia Kathleen bëri që të anulohen mbi 100 fluturime në Britani të Madhe.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, të shtunën, pasagjerët u përballën me vonesa dhe anulime në aeroportet Heathrow, Manchester, Birmingham, Edinburgh dhe Belfast.

Dhe përtej detit irlandez, pamjet treguan se si një aeroplan u detyrua të anulojë uljen në aeroportin e Dublinit.

Fluturimi i Aer Lingus “u fut në pistë në një pozicion anash” ndërsa stuhia Kathleen “e tundte me dhunë”.

Piloti i saj arriti të lëshonte rrotat në tokë, por nuk mundi të siguronte një ulje të sigurt, duke u kthyer përsëri në ajër.

Piloti i guximshëm thuhet se fluturoi rreth pistës dhe më në fund u ul i sigurt.

Ndryshe, një paralajmërim i ri i verdhë i erës do të mbulojë pjesën më të madhe të Skocisë veriperëndimore deri në mesnatën e sotme, pasi u zgjat këtë mëngjes.

Met Office ka lëshuar gjithashtu dy paralajmërime të tjera të verdha për javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan rus zbulues Il-20 fluturoi dje pa transponder, një…