Video shokuese nga Brazili – Gruaja çon të vdekurin në bankë për të marrë kredi: “Nuk ka gjë, është vetë pak i zbehtë”

17 prill 2024 | 19:29

Ky është momenti kur një grua shkoi në një bankë së bashku me një person të vdekur për të firmosur një kredi në emër të tij.

Gruaja e çoi kufomën me anë të një karrigeje me rrota dhe dyshohet se u përpoq ta detyronte atë të “merrte” një kredi në emrin e saj, ndërsa ia mbante kokën lart.

Stafi i bankës pyeti gruan se pse personi që do të firmoste ishte kaq i zbehtë.

Punonjësit e bankës filluan të filmonin çiftin dhe përfunduan duke thirrur një ambulancë dhe policinë, ndërsa ajo përdori dorën për të mbajtur kokën e pensionistit të ndjerë drejt dhe i tha: ‘Xhaxha, po dëgjon? Duhet ta firmosësh. Unë nuk mund të nënshkruaj për ty”.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Brazil.

Një punonjës banke që ishte dëshmitar i skenës i tha gruas: “Unë nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë.” Ajo u përgjigj: “Ai është i tillë’ para se t’i thoshte të ndjerit: ‘Nëse nuk je mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh sërish në spital?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Dynamics, kompania amerikane e zhvillimit të robotëve futristikë ka…