VIDEO | Xhensila Myrtezaj rrëzohet në koncert

28 prill 2024 | 18:19

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një nga personazhet më të komentuara të momentit.

Ajo po përflitet shumë në mediat rozë për ndarjen nga aktori Bes Kallaku me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Por përtej jetës private, Xhensila po fokusohet shumë te karriera e saj dhe palestra.

Këngëtaren e shohim shpesh duke u stërvitur dhe duke na treguar video nga ushtrimet në palestër, po ashtu edhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale nga koncertet e saj.

Së fundi një incident është regjistruar në një nga koncertet e saj.

Ajo është rrëzuar në skenë dhe të gjithë të pranishmit në koncert reaguan të frikësuar.

Por këngëtarja e përballoi me shumë sportivitet dhe nisi të performonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giorgia Meloni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj në zgjedhjet…