Zgjedhjet në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni shpall kandidaturën

28 prill 2024 | 18:06

Giorgia Meloni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane që do të mbahen qershorin e ardhshëm. Lajmin, Meloni e bëri të ditur gjatë një konference të partisë së saj, “Fratelli d’Italia” në Pescara.

“Kam vendosur të zbres në fushë për të drejtuar listat  “Fratelli d’Italia në të gjitha zonat zgjedhore”, deklaroi Meloni.

Ho deciso di scendere in campo per guidare le liste di Fratelli d’Italia in tutte le circoscrizioni elettorali, se sopravvivo”,

Gjatë fjalimit të saj në skenë, Meloni kujtoi sfidat e mëparshme elektorale europiane, të vitit 2014 kur partia nuk arriti kuorumin prej 4 për qind dhe ato të vitit 2019 kur arriti në 6.5 për qind.

“Në gjashtë vjet jemi rritur me dy për qind, në tre të fundit kemi arritur në 26.5 për qind”, tha Meloni.

“Nuk e mbaj mend këtë histori si një ushtrim retorik vetëkënaqësie….e them për t’i kujtuar vetes dhe të gjithëve ne se ajo që kemi fituar nuk është diçka që e kemi fituar përgjithmonë, duhet të vazhdojmë ta meritojmë,” shtoi Meloni.

Kryeministrja tha se ajo e ktheu Italinë në qendër të Evropës dhe politikës ndërkombëtare, duke arritur të sillte Papën në G7 e ardhshme në Pulia për herë të parë, dhe më pas sulmoi opozitën, duke kritikuar simbolet për zgjedhjet elektorale të Partisë Demokratike dhe edhe e Lëvizjes 5 Yjet, kjo e fundit ka futur në logo, fjalën paqe.

“Fratelli d’Italia” kishte gjashtë deputetë në legjislaturën IX të Parlamentit Europian, që i përkisnin grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë Ecr.

Sipas sondazheve, partia e Melonit mund të marrë deri në 24 vende në zgjedhjet e ardhshme në qershor, me 27 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon me fitoren e radhës, FC Kosova Düsseldorf, ekipi që…