VIDEOJA dramatike: Nëna me vajzën dy vjeçe shpëtojnë për mrekulli, makina përmbyset në trotuar

19 dhjetor 2023 | 20:21

Një video dramatike nga një aksident në Solihull të Anglisë është bërë virale në internet.

Një makinë është aksidentuar dhe ka dalë në trotuar duke u përplasur me një shtyllë, ndërsa shumë pranë saj ishte një nënë së bashku me fëmijën e saj me karrocë.

Në momentin e parë duket se makina ka zënë poshtë nënën me fëmijën e saj, por fatmirësisht ata kanë arritur të mbijetojnë.

“Nëna ishte e tmerruar, ndërsa vajza e saj ishte vetëm 2 vjeçe. Fëmija mund të kishte një këmbë të thyer, por fatmirësisht ata arritën të mbijetojnë nga ky aksident i tmerrshëm”, është shprehur punonjësi i një dyqani që mbërriti menjëherë pas ngjarjes.

“Drejtuesja e makinës kishte pësuar dëmtime të lehta, po ashtu edhe fëmija. Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë një punonjës i spitalit.

Një zëdhënës i policisë tha se shoferja e ‘Peugeot’, një grua rreth të 40-tave, po ndihmon policinë me hetimet. “Gruaja dhe fëmija mbetën të tronditur, por jo të lënduar fizikisht”, tha zëdhënësi i policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh, një vullkan ka shpërthyer në…