Videot e ahengut familjar u publikuan në media, policia iu shqipton gjobë

13 shtator 22:41

Të shtunën në fshatin Ujmir të Klinës ishte organizuar një aheng familjar nga i cili disa video incizime ishin publikuar në media.

Policia bën të ditur se i ka gjobitur të hënën sipas ligjit në fuqi për mosrespektim të masave të vendosura, njofton Klankosova.tv.

“Me datë 13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid 19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura.”

Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të hënën në…