Vuçiqi e pranoi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

13 shtator 2021 | 22:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur të hënën në Beograd kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjatë këtij takimi Vuçiqi tha se zyrtarët në Serbi e dinë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Këtë deklaratë të Vuçiqit e ka komentuar ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se më në fund Vuçiqi e pranoi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën.

“Më në fund Vuçiqi e pranoi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Ndonëse ka qenë e ditur kaherë, me gjasë vizita e kancelares gjermane Merkel sot në Beograd e ka bërë që ta pranojë..”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e vazhdueshme e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës…