Vidhen 6 lopë dhe një veturë në Lupç të Podujevës

03 dhjetor 2018 | 11:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në dy vetura të braktisura në të cilat kishin qenë të ngarkuara me tri kafshë shtëpiake.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas Policisë, në stacionin policor janë paraqitur disa burra të cilët kanë raportuar se i janë vjedhur një automjet dhe gjashtë krerë lopë.

“Me vendim të prokurorit, kafshët i janë kthyer pronarëve ndërsa automjete janë konfiskuar për ekzaminim”, është thënë në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në mbrëmje në Paris revista prestigjioze ‘France Football’ do…