Vidhet busti Smajl Hajdarajt në Pejë

15 shtator 2019 | 15:53

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se është vjedhur busti i ish-luftëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Haradinaj ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë akt kriminal.

“Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj. Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti metalurgjik i Kosovës “Trepça”, që sipas matjeve të vitit…