Vidhet shtëpia e mërgimtarit në Ferizaj

18 janar 2024 | 11:54

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një rast vjedhjeje në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, ku janë marrë para të gatshme dhe armë për shenjëtari.

Rasti është nën hetime. Siç njofton policia, rasti ka ndodhur në shtëpinë e një mërgimtari.

Njoftimi i Policisë:

Rr. Drenica, Ferizaj / 17.01.2024 – 16:09. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull i cili ndodhet jashtë vendit, me ç’rast janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Alcaraz ka kaluar në rundin e tretë të Australian…