Vieira: Është e çuditshme të shohësh Thierry Henryn si pjesë e Belgjikës

10 korrik 2018 | 14:14

Trajneri i klubit francez të Nices, Patrick Vieira, ka pranuar se është e çuditshme ta sheh ish-shokun e kombëtares, Thierry Henry në stafin stërvitor të Belgjikës.

Vieira beson se Henry mund të ketë qenë pjesë e stafit të Didier Deschamps në Rusi.

“Është e çuditshme të shohësh Thierry Henryn si trajner të Belgjikës. Duhet të mendosh dhe bënë pyetjet e duhura. Si mund të bëhet një lojtar emblematik i Francës me Belgjikën? Është një turp për futbollin francez. Duhet të bëjmë pyetje se si nuk ka vend në stafin e trajnerëve të kombëtares sonë një prej lojtarëve më të mëdhenj që kishim te Franca, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk e di nëse kishte ofertë prej Federatës ose nëse është zgjedhja e Thierry Henryt në mënyrë të paracaktuar. Duhet të mendojmë me kujdes që të mos ndodhë më”, ka thënë Vieira.

Vieira dhe Henry kishin fituar së bashku kampionatin Botëror të vitit 1998 me Kombëtaren e Francës.

Ndryshe, Franca dhe Belgjika do të takohen sonte në orën 20:00, në kuadër të gjysmëfinales së Botërorit “Rusia 2018”.

Image result for thierry henry patrick vieira

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin e Shën…