Vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Heronjtë e Kosovës”

28 nëntor 2018 | 15:37

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc të Komunës së Rahovecit.

Në ceremoninë e vënies së guthemelit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, nxënës, mësimdhënës dhe qytetarë të fshatrave Hoçë e Madhe dhe Brestoc.

“Sot e vumë gurthemeli e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Heronjtë e Kosovës’ për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve në mësim, përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimi është baza e zhvillimit të shoqërisë dhe prioritet absolut i imi”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë…