Vijon rinumërimi i votave, procesi pritet të mbyllet nesër

25 shkurt 2021 | 07:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim që sa më shpejt të shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ.

Arsyet për rinumërimin e këtyre 494 venvotimeve kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime.

Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të përfundojë nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Toloi beson se Atalanta mund të bëjë një rikthim…