Vikendi, reshje shiu dhe bore

02 shkurt 2018 | 16:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

IHK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të jetë nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë…