Viktima e aksidentit në Drenas, Selver Lladrovci ishte veteran i UÇK-së, Ramiz Lladrovci shpreh dhimbjen për kushëririn e shokun e tij

30 tetor 2022 | 22:16

Në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec të Drenasit, humbi jetën Selver Lladrovci, këtë e bëri të ditur kryetari komunës, Ramiz Lladrovci, me ç’rast ka shprehur dhimbje për humbjen e kushëririt dhe shokut të fëmijërisë.

“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.

Në rrjetin social, Ramiz Lladrovci ka shkruar:

Sonte, në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec, humbi jetën Selver Lladrovci. Lajm i rëndë për familjen dhe të gjithë neve që e njohëm. Nuk mund të pajtohem se më nuk do të bashkëbisedojmë më së bashku me Selverin e të flasim si kushërinj e shokë që u rritëm bashkë.

Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.

Ngushëllime familjes së Selverit dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për këtë humbje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Selver Lladrovcin!
https://www.instagram.com/p/CkWSMkzse3O/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë, në emision Kojshia Show, mysafir ishte gazetari Arjan…