Viktima më e re në botë nga COVID-i, një fëmijë një vjeç

29 mars 2020 | 10:38

Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Ilinis, në shtetin E J. B. Pritzker, ShBA. Lajmi është dhënë nga guvernatori i këtij shteti, i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga ky virus i frikshëm.

“Nuk ishte regjistruar ndonjëherë një rast vdekje te një fëmijë kaq i vogël nga COVID 19. Për këtë kanë nisur edhe hetimet”, tha drejtori shëndetësor i Illinois, Ngozi Ezike.

Zyrtarët nuk kanë lëshuar asnjë informacion tjetër për djalin e vogël as nëse ai kishte probleme të tjera shëndetësore. (BalkanWeb)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këto ditë izolimi në gjithë botën, edhe në Kosovë,…