Viktima në Istog është vëllai i Ilir Feratit, kryetarit të Istogut

24 mars 2024 | 18:27

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi mori pjesë…