Vilëza Zeqiri, kampione e Kosovës në Gjimnastikë (video)

10 dhjetor 2023 | 11:33

Vilëza Zeqiri nuk ka të ndalur me suksese në sportin e gjimnastikës. Gjimnastja në fjalë është kampione e Kosovës për juniore.

Gara u organizua nga Federata Gjimnastike e Kosovës në katër disiplina dhe në katërgarësh në kategorinë juniore.

Vilëza ka dëshmuar mjeshtrit e saja në garën e sotme duke arritur edhe një titull dhe bërë me dije për potencialin e saj të madh që ka për sfidat e mëdha që do ta presin në vitin 2024.

Vilëza është pjesë e klubit Elita të Prishtinës dhe vajza e veprimtarit të çështjes kombëtare e të burgosurit politik, Sadik Zeqiri.

Gjimnastja Vilëza Zeqiri së bashku me disa gjimnaste tjera do të merr pjesë në gara ndërkombëtare që do të mbahen me 14-19 dhjetor në Frankurt të Gjermanisë.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa të rinj janë përfshirë në një sherr në ambientet…