Virologu i njohur: Covid-19 ka humbur forcën

26 maj 2020 | 15:43

E konfirmon dhe shkenca, koronavirusi po humbet forcën. Presidenti i virologëve italian, Arnaldo Caruso, i cili drejton Departamentin e Mikrobiologjisë së Spitalit Civil të Brescia, ka izoluar një variant të Sars-CoV-2 dhe ka zbuluar se virusi tashmë është i dobët.

“Infeksionet janë shumë të lehta, tamponët mezi dalin pozitive dhe madje edhe ata që kanë një ngarkesë të fortë virale janë asimptomatikë”, ka treguar ai.

Ndërsa llojet virale të muajve të kaluar që kemi izoluar dhe renditur janë bomba biologjike që shfarosin qelizat e që godasin në 2-3 ditë, ndërkohë që varianti i ri i Sars-CoV-2 kërkon 6 ditë për t’i sulmuar ato”, ka shpjeguar virologu italian për “Quotidiano.net “.

 

“Këto variante virale më të zbutura duhet të bëhen e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19. Infeksionet janë shumë të lehta, pothuajse të padukshme. Virusi shihet në doza shumë të vogla” ka theksuar më tej virologu.

Edhe studiuesit e Hong Kong-ut tashmë flasin për dobësimin e koronavirusit të ri në një studim të botuar në revistën “Emerging Microbes & Infections”.

Por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjta gjë po ndodh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas…