Virologu italian tregon se kur mund të përfundojë pandemia

13 janar 2022 | 11:55

Ndërkohë që bota është duke u përballur me një valë të nxehtë të pandemisë, ndikuar nga përhapja e shpejtë e variantit “Omicron”, disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë së shpejti fundin e saj.

Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se shkalla e lartë e vaksinimit mund të nënkuptojë se pandemia merr fund deri në pranverë.

Ai është shprehur optimist se kjo gjë do të ndodhë.

“Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme nuk do të jemi në pandemi”, ka thënë Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova për “Rai Radio1”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia të enjten dha një vlerësim të zymtë për bisedimet…