Vissel Kobe ëndërron transferimin Silvas

04 maj 2019 | 12:28

Vissel Kobe ka në përbërje emra si Andres Iniesta, David Villa dhe Lukas Podolski, por klubi japonez dëshiron ta përforcojë edhe më shumë ekipin me lojtarë të mëdhenj.

Sipas raportimeve nga Anglia, Vissel Kobe, që renditet në vendin e 12-të me 10 pikë, dëshiron të formojë një mesfushë ëndrrash. Objektivi i madh quhet David Silva, i cili është pjesë e Manchester Cityt. 33-vjeçarit i përfundon kontrata me “Qytetarët” në fund të sezonit të ardhshëm.

Japonezët po përgatisin një ofertë tepër tunduese për Silvën, i cili do të formonte një repart fantastik me Iniestën. Lojtari është në dyshime, pasi më parë është shprehur se dëshiron të rikthehet te Las Palmasi, ekipi i tij i zemrës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate nga sot i është bashkuar edhe regjisori i…