“Vita” të merret ligjërisht me “shpifjet” e Vetëvendosjes

08 janar 2019 | 23:17

“Qumështorja Vita” ka reaguar në lidhje me akuzat e fundit që i janë bërë nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kompania, për akuzat e këtij subjekti politik, akuza të cilat i ka quajtur “shpifje”, ka thënë se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore.

“Jemi njoftuar nga mediat që emri i kompanisë sonë përmendet në një kallëzim penal me motive politike, të dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Kjo është bërë nga një zyrtar i kësaj partie i cili, sipas raportimeve të mediave, ka qenë i suspenduar nga pikërisht Vetëvendosja për abuzime në detyrë dhe keqpërdorime financiare”, thuhet në reagimin e kompanisë.

“Qumështorja Vita” ka kërkuar publikisht nga udhëheqësit e këtij subjekti politik “që të mos keqpërdorim emrin tonë në betejat me kundërshtarë e tyre politikë”.

“Tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e kësaj partie, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë tonë. Ne kemi konkurruar me çmim jashtëzakonisht të lirë, në këtë aktivitet tenderues. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës është ndihmuar nga kompania ‘Qumështorja Vita’”, ka thënë kompania në fjalë, në një reagim dërguar mediave.

Ata thonë se janë gatshëm ta ndihmojnë secilin autoritetet komunal, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik e udhëheqë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetin…