Kurti takohet me presidentin Meta

08 janar 2019 | 22:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetin Liburn Aliu, kanë takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. 

“Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm gjatë këtij viti, Policisë së Kosovës do t’i shtohen…