Deputeti i PDK-së: Besimi i qytetarëve në shëndetësinë tonë, besim i zorit
13 nëntor 2026
| 15:19
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka folur në interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave onkologjike.
Demaku ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm për gjendjen e shëndetësisë në vend, duke theksuar se Kosova është ende larg standardeve të nevojshme.
Ai ka shtuar se besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor është i dobët.
“Jemi shumë larg dhe besimi i qytetarëve tanë në shëndetësinë tonë është besim i zorit”, është shprehur Demaku.



